Statovci: Nuk do të jem kryetrajner i Minatorit

Futboll

Statovci: Nuk do të jem kryetrajner i Minatorit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 12:02
Statovci: Nuk do të jem kryetrajner i Minatorit

Faruk Statovci e ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin nga posti i shefit të shtabit teknik te skuadra e Minatorit. 

Statovci e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai me këtë rast i ka falënderuar të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar në klub.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

“Me anë të këtij postimi ju njoftoj se nga sot nuk do të jem kryetrajner i Klubit të Futbollit “Minatori”.

Pas një pune tri vjeçare ku kemi arritur të ngrisim nivelin dhe cilësinë e skuadrës po ashtu të jemi shembull i mirë.

Falenderoj të gjithë bashkëpuntorët, lojtarët dhe të gjithë mbeshtetesit dhe përkrahësit që kaluam këto kohë së bashku”, shkroi Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat