Ekspedita e KF Llapit sot në mëngjes ka marr rrugë drejt Shqipërisë, ku do akomodohet në hotelin më kualitativ dhe me kushte të favorshme "Hotel Bonita" në Durrës, kurse stërvitjet do i mbaj në kompleksin e Tropikal Resort i cili posedon dy fusha dhe ndodhet në të njëjtin qytet.
"Skuadra menjëherë pas akomodimit në hotel, do mbaj stërvitjen e pasdites, kurse të shtunën do luaj ndaj KF Egnatia e cila garon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Ndeshja e së shtunës do jetë një test i mirë për të parë gjendjen momentale të ekipit, formën dhe aplikimin e skemave të lojës.
KF Llapi do stërvitet nga dy herë në ditë, kurse për ndeshjet tjera kontrolluese do ju njoftojmë me kohë", njofton KF Llapi.