Solskjaer: Rashfordi mund të mungojë kundër Liverpoolit

Futboll

Solskjaer: Rashfordi mund të mungojë kundër Liverpoolit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 13:09
Ole Gunner Solskjaer

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunner Solskjaer, ka thënë se Marcus Rashfordi ka gjasa të mos kthehet në kohë për ndeshjen kundër Liverpoolit, përkundër që shtoi se do t’i japë ende kohë anglezit për ta vlerësuar se a do të luajë apo jo.

Marcus Rashfordi hyri në lojë gjatë fitoren 1:0 të Manchester Unitedit kundër Ëolves të mërkurën në Old Trafford, mirëpo ai luajti vetëm 16 minuta dhe pastaj u detyrua ta lërë ndeshjen shkaku i një lëndimi në shpinë.

Edhe pse Rashfordi hyri në lojë kur Manchester Unitedi ende s’e kishte shënuar golin e fitores, Solskjaer e kishte pranuar se atij iu kthye me të keq vendimi për ta inkuadruar në atë ndeshje të kupës yllin e skuadrës, vetëm katër ditë para udhëtimit në Anfield.

Rashfordi i ka shënuar 14 gola në Premierligë këtë sezon për Djajtë e Kuq dhe Solskjaer ka thënë se klubi do të bëjë gjithçka të mundshme për t’u siguruar që 22-vjeçari të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës.

“Nuk mund të ju them asgjë tani. Siç pata thënë edhe për Harry Maguire para disa javëve, natyrisht që ne do t’ia japim atij maksimumin e kohës për ta kuptuar se a do të mundë të luajë”, ka thënë Solskjaer.

“Ne do të bëjmë edhe teste dhe trajtime të tjera shtesë me të sot. Natyrisht, e djeshmja ishte vetëm për rikuperim dhe ai vetëm i bëri disa trajtime, nuk mund të stërvitej”.

“Nuk e kam parë sot në mëngjes, por nuk do ta mbajë frymën. Mendoj se ka gjasa që ai të mos jetë gati, por do ta shohim. I kemi ende edhe 48 orë të mbetura, më shumë sesa kaq, kështu që do ta shohim” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat