Federata ndalon golin me kokë

Futboll

Federata ndalon golin me kokë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:32
Federata ndalon golin me kokë

Federata skoceze e futbollit për futbollistët e rinj nën 12 vjeç ka marrw një vendim të ri.

Arsyeja nuk ka të bëjë me një ndryshim të rregullave të lojës, por një studim të universitetit të Glasgow që ka evidentuar një rrezik më të madh ndaj sëmundjeve degjenerative të sistemit nervor të futbollistëve profesionistë.

Një nga faktorët kryesorë të këtij rreziku janë pikërisht goditjet me kokë, veçanërisht ato që jepen gjatë viteve të para të aktivitetit, kur fëmijët nuk e kanë ende të qartë mënyrën e goditjes dhe përllogaritjen e rrezikut.

Normalisht, nga momenti që për ndeshjet ku luajnë të vegjlit kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor të lojës, vendimi ka gjeneruar shumë pyetje nga trajnerët, por edhe nga prindërit. “Studimi thotë se limiti për këtë vendim mund të vihet në moshën 12-vjeçare. Kjo nënkupton se një fëmijë 13-vjeçar e ka të qartë si të godasë topin. Si të dimë që kjo është vërtetë? Do të duhen studime më të thelluara për këtë”, thotë Peter Mçabe, presidenti federatës skoceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat