Tirana e fortë

Futboll

Tirana e fortë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:35
Tirana e fortë

Pjesa e parë e sezonit dhuroi një surprizë të bukur. Bylisi i ardhur nga liga inferiore e mbylli 2019-ën në vendin e 2-të, një shprehje thotë ” është shumë më e vështirë për ta mbajtur se sa për ta arritur”. Isli Hidi që është në mënyrë të padiskutueshme një ndër pikat më të fora shpreson që të ndiqet e njëjta rrugë edhe në pjesën e dytë të sezonit, ndërsa ka vlerësime pozitive për mini-fazën përgatitore.

“Viti që lamë pas ishte i sukseshëm dhe shpresoj që ta nisim 2020-ën me këmbën e mbarë. Ndeshjet miqësore i kanë ndihmuar të gjithë lojtarët të marrin minuta në këmbët e tyre. Kampionati tani bëhet edhe më i vështirë dhe ne nuk jemi më një surprizë.”

Sfida e radhës ndaj Tiranës nuk është asnjëherë e njëjtë me gjithë të tjerat për një person që është rritur në një lagje bardheblu, ka luajtur në sistemet zinxhir të klubit kryeqytetas  dhe ka fituar 6 tituj kampion me skuadrën e parë, megjithatë për momentin kanë vlerë vetëm interesat e Bylisit.

“Tirana? Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi përballë kemi një kundërshtar të vështirë, të cilin e respektojmë gjithsesi. E kemi thënë të gjithë se ndeshjet do i marrim një nga një.”

Me ngjitjen në kuotat e larta të renditjes automatikisht duhet të rritet edhe presioni, kështu ndodh shpesh, megjithatë nuk është i të njëjtit mendin gardiani 39-vjeçar ku vjen puna tek Bylisi. Sipas tij presionin e kanë gjithnjë kudnërshtarët.

“Bylisi është një ekip i ri dhe nuk kemi çfarë të humbim, këtu ka djem që duan të pomovohen për të ardhmen, shpresoj të marrim sa më shumë pikë ndeshjet e ardhshme. Presioni në ndeshje është te kundërshtari.”

Titulli është mes ëndrrrës dhe të pabesueshmes, Europa ndoshta një objektiv, megjithatë një portieri me shumë përvojë si Isli Hidi predikon përulësi dhe shumë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat