Një turk i bashkohet Llapit

Futboll

Një turk i bashkohet Llapit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:41
Një turk i bashkohet Llapit

KF Llapi ka arritur të angazhoj në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran i cili tek ne vie me një civi tejet të pasur, pasi ka qenë në shumë klube të mëdha në Turqi.

"Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgaditur për stinorin e ri pranveror.

Ai do jetë pjesë e jona për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.

41 vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi. Ai në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnie-Hercegovinë, pastaj tek Instanbulspor dhe Adanaspor në Superligën turke, Adanademirspor, Denizlispor, në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgatitore", njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat