Kombëtarja e Kosovës në vitin 1999, me 6 lojtarë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë

Futboll

Kombëtarja e Kosovës në vitin 1999, me 6 lojtarë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:41
Në këmbë Jusuf Tortoshi, Xhemal Zeqiri, Sunaj Keçi, Arsim Abazi, Muharrem Sahiti, ? ,  Arbnor Morina dhe Ajet Shosholli. Ulur Suad Keçi, Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Afrim Tovërlani, Isa Sadriu dhe Harun Isa.

Në vitin 1999, Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshje revyale në Tetovë! Ishte Kombëtare e fuqishme atëkohë dhe me gjashtë futbollistë që kishin luajtur në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë; si Kujtim Shala, Ardian Kozniku, Isa Sadriu, Arbnor Morina, Afrim Tovërlani, Muharrem Sahiti. 

Shala nga Liria kishte luajtur në Partizan të Beogradit, Prishtinë, Dinamo Zagreb, pastaj në vitet e 90-ta ka luajtur në Francë e Gjermani. Ardian Kozniku, nga Vëllaznimi në Prishtinë, në Hajduk të Splitit dhe shkoi në Francë.

Afrim Tovërlani e kaloi pothuajse tërë periudhën në Prishtinë, me përjashtim të një kohe shumë të shkurtër në Flamurtar të Prishtinës. Muharrem Sahiti nga ish Cërvena Zvezda e Gjilanit kaloi në Prishtinë, pastaj shkoi në botën e jashtme.

Isa Sadriu nga Kosova e Vushtrrisë në Trepçë, Partizan të Beogradit dhe në Prishtinë, pastaj shkoi në botën perëndimore dhe Arbnor Morina në Prishtinë, një kohë edhe jashtë vendit. Kozniku me Kroacinë e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.

Në fotografi janë, në këmbë Jusuf Tortoshi, Xhemal Zeqiri, Sunaj Keçi, Arsim Abazi, Muharrem Sahiti, ? ,  Arbnor Morina dhe Ajet Shosholli. Ulur Suad Keçi, Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Afrim Tovërlani, Isa Sadriu dhe Harun Isa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat