Bayerni në panik, trajneri Flick i dërgon mesazh drejtuesve - Bota Sot
Bayerni në panik, trajneri Flick i dërgon mesazh drejtuesve

Futboll

Bayerni në panik, trajneri Flick i dërgon mesazh drejtuesve

Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:00
Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur para ndeshjes që do të luhet të dielën në transfertë kundër Hertha Berlin. Numri një i stolit e ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë për afrime dhe këtë ia ka shprehur dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic. 

Të dy kanë folur privatisht dhe duket se kanë patur një bisedë të mirë dhe konstruktive. "Pata një bisedë shumë, shumë të mirë me Hasan Salihamidzic. Ne të duam të punojmë me sukses për Bayern. Kemi diskutuar shumë gjëra. 

"Kam shumë besim se ai së bashku me skautët e tij do të bëjnë diçka të mundur për ne. Nuk ka sens për të bërë çmendurira", - tha numri një i stolit. Ai pret plotësimin e grupit, por si duket e kupton se drejtuesit nuk do të bëjnë ndonjë çmenduri.   

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat