Chelsea rrezikon ta humbë Olmon shkaku i Milanit

Futboll

Chelsea rrezikon ta humbë Olmon shkaku i Milanit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:09
Dani Olmo

Chelsea rrezikon ta humbë garën për transferimin e talentit spanjoll Dani Olmo, pasi që mediumet italiane tani raportojnë se Milani ka shprehur interesim serioz për të.

Mesfushori i Dinamo Zabgrebit ka qenë i kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha përreth Evropës, ndërsa Calciomercato shkruan se ai do ta zgjedhë San Siro para Stamford Bridge.

Kuqezinjtë kanë shprehur interesim serioz për 21-vjeçarin, i cili ka kontratë me Dinamo Zagrebin deri në qershor të vitit 2021. Tani ai kushton 25 milionë euro plus bonuse, në krahasim me verën e kaluar kur për të ishin kërkuar 40 milionë.

Çmimi i tij ka rënë pasi që Dinamo nuk dëshiron ta detyrojë Olmon të qëndrojë, kur e di se spanjolli dëshiron ta testojë veten në ligat më të forta evropiane.

Në garë për Olmon janë edhe një numër i klubeve të tjera, si Atletico Madridi, Barcelona, Monaco, Tottenhami dhe Manchester City.

Milani do të duhet ta shesë ose Lucas Pauqetan ose Suson nëse dëshiron ta blejë Olmon, pasi që përndryshe nuk ka buxhet të mjaftueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat