Vitija firmos me Prishtinën - Bota Sot
Vitija firmos me Prishtinën

Futboll

Vitija firmos me Prishtinën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:33
Vitija firmos me Prishtinën

Mbrojtësi majtë, Ermal Vitija, në prezencën e drejtorit sportiv, Granit Begolli, sot ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Prishtinës.

Vitija, më 28 janar i mbush 19 vjet, i lindur në Prishtinë, është produkt i Shkollës së futbollit FC Prishtina dhe i cili ka luajtur nëpër të gjitha grupmoshat e klubit tonë.

Ermali me ekipin e parë ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare, një kampionale me Llapin në Podujevë dhe kundër Minatorit për Kupë.

Pas përformancës së treguar në seancat stërvitore, shtabi teknik i prirë nga Armend Dallku, kanë vendosur që futbollisti në fjalë e meriton të promovohet në mesin e futbollistëve me kontrata profesionale.

“Kuptohet që jam jashtëzakonisht i lumtur që klubi ka vendosur të më promovoj me kontratë profesionale. Besoj kam punuar shumë për të arritur deri në këtë nivel. Falë trajnerit Dallku që së pari më ka mbështetur si trajner i juniorëve, me punën e tij dhe ftesën për ekipin e parë, kam arritur të shpërblej besimin që ka në mua. Do të jap maksimumin që t’i ndihmoj skuadrës në të gjitha objektivat që ka përpara”, ka thënë talenti Vitija me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat