Mentaliteti i Marios

Futboll

Mentaliteti i Marios

Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:43
Mentaliteti i Marios

Talenti i Mario Balotellit nuk vihet në diskutim, por të punosh me një tip si sulmuesi italian është shumë e vështirë dhe e komplikuar. Patrick Vieira e njeh shumë mirë atë. E ka pasur shok skuadre tek Interi dhe te Nice ka qenë trajner i tij.

Në një prononcim për Daily Mail, francezi i njohur tregon problemin kryesor në lidhje me 29-vjeçarin dhe thur elozhe për Arsene Wenger, nën drejtimin e të cilit kaloi vitet më të bukura të karrierës tek Arsenal.

“Mentaliteti i Marios nuk është i përshtatshëm për një sport kolektiv si futbolli. Duke marrë parasysh filozofinë që kam tentuar të vë në praktikë, etikën e punës dhe kompaktësinë që doja të ndërtoja, ka qenë realisht e komplikuar për një trajner si unë që të punoja me një lojtar si Balotelli.

Një situatë e pakontrollueshme për të dy, kjo është arsyeja që vendosëm të ndaheshim me të. Wenger? Qetësia ishte virtyti i tij kryesor. Nuk shqetësohej si në situatat pozitive dhe ato negative. Më ka pëlqyer shumë gjithmonë, sepse një sjellje e tillë frymëzon besim te lojtarët“, përfundon Patrick Vieira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat