Avdijajt i ndodhi kjo e papritur

Futboll

Avdijajt i ndodhi kjo e papritur

Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:45
Avdijajt i ndodhi kjo e papritur

Donis Avdijaj ishte një nga të rinjtë te i cili një klub si Schalke 04 deri tre vite më parë varte shpresat për të ardhmen. Madje në kontratën e tij parashikohej se klauzola e largimit të asokohe adoleshentit ishte 50 milionë euro.

Megjithatë, sulmuesi nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë dhe klubi gjerman e la të lirë të largohej në vitin 2018, edhe për faktin se cilësitë në fushë mbeteshin nën hijen e sjelljeve jashtë saj.

Holandezët e Vilhelm II i hapën dyert shqiptarit, por aventura zgjati vetëm një sezon dhe Trabzonspor u bë stacioni i radhës gjatë kësaj vere. Ditën e sotme “BeinSportTr” raporton se turqit kanë vendosur të ndërpresin kontratën me Avdijajn pas paraqitjeve të dobëta të sulmuesit.

Kështu, vetëm pak ditë nga fundi i afatit kalimtar, ai mbetet lojtar i lirë dhe i duhet të lëvizë shpejt për një destinacion, ku të ketë minuta dhe të kthehet në gjendjen e duhur fizike. Avdijaj më parë ka përfaqësuar moshat e Gjermanisë dhe më pas ka zgjedhur të luajë me Kosovën, me të cilën ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat