Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani i ka kryer edhe testet mjekësore dhe që nga vera e këtij viti do të jetë pjesë e Napolit.
Në këtë mënyrë, mbrojtësi do ta bëjë hapin më të madh në karrierë, duke u bashkuar me gjigantin italian.
Pas aventurës në futbollin e Kosovës, të Shqipërisë e Kroacisë, Rrahmani nga Dinamo e Zagrebit u transferua në Serie A te Hellas Verona dhe për një kohë të shkurtë u shndërrua ndër futbollistët më të respektuar në skuadër, e njëkohësisht e mori vëmendjen e shumë skuadrave tjera më të mëdha.
Në këtë konkurrencë, fitues doli Napoli, që për kartonin e Rrahmanit pagoi 14 milionë euro, ndërsa paga e tij do të jetë 1.8 milion euro në vit.
Rrahmani do të luajë për Veronën deri në fund të stinorit, ndërsa që nga qerhsori do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gennaro Gatusso.