Mourinho është i sigurt se do ta dërgojë Tottenham-in në Champions

Futboll

Mourinho është i sigurt se do ta dërgojë Tottenham-in në Champions

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:32
Mourinho është i sigurt se do ta dërgojë Tottenham-in në Champions

Jose Mourinho është i sigurt se do ta dërgojë Tottenham-in në Champions League sezonin e ardhshëm. Këtë e konfirmon një klauzolë që vetë Special One ka kërkuar të përfshihet në kontratën e tij në momentin e nënshkrimit me Spurs.

Sipas Daily Mail, portugezi ishte i bindur në momentin e hedhjes së firmës se mund ta dërgonte skuadrën mes katër të parave në renditje ose edhe që ta fitonte kompeticionin europian për klube në këtë sezon, që do t'i garantonte Tottenham-it kualifikimin direkt edhe për sezonin e ardhshëm.

Ja përse Mou ka kërkuar një klauzolë speciale që do ta lejonte të fitonte 2.35 milionë euro në rast të arritjes së objektivit. Aktualisht, Tottenham mban vendin e tetë në renditjen e Premier League, 9 pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt.

Merkato e janarit mund ta ndihmojë trajnerin që ta mbyllë sezonin mes skuadrave të para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat