Lojtari i Interit në lot, niset nga Roma drejt Milanos!

Futboll

Lojtari i Interit në lot, niset nga Roma drejt Milanos!

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:44
Mateo Politano

Mateo Politano është dukur në lot dhe tepër i mërzitur, sipas "Sky Sport", teksa ka lënë qytetin e Romës për t'iu drejtuar Milanos, ku do të vihet nën urdhërat e Antonio Contes për të përgatitur sfidën e radhës, ndaj Leçes.

Edhe pse kishte kaluar vizitat mjekësore me sukses dhe madje ishte pranë firmës dhe rikthimit nga aty ku ka dalë kur ishte shumë më i ri, sulmuesi i krahut megjithatë ka pritur që të kryheshin me sukses vizitat e Spinazzolas, që është penguar në fund: Roma nuk ishte dakord me opsionin e ri të Interit, huazim me detyrim blerje vetëm nëse luan një numër të caktuar ndeshjesh.

Kështu, shkëmbimi dështoi! Politano duhet të kthehej në skuadrën e tij psikologjikisht i goditur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat