Flamurtari ka bërë disa afrime

Futboll

Flamurtari ka bërë disa afrime

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:46
Flamurtari ka bërë disa afrime

Klubi kuqezi që synon mbijetesën në Ipko Superligë ka njoftuar sot jse i janë bashkuar gjashtë futbollistë, dy prej të cilëve në shkuarën kanë luajtur në kampionatin e Shqipërisë, njëri është sulmuesi anësor, Altin Lloga, i aktivizuar me Laçin dhe Elbasanin, kurse tjetri është Valto Zeqaj, mbrojtësi që rikthehet në Kosovë pas një eksperiencë 6-mujore me ekipin mëmë të Flamurtarit të Vlorës.

“Mirë se vini në K.F. FLAMURTARI! Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e bërë nga klubi i Flamurtarit në rrjetet sociale", që shoqërohet edhe me një foto të futbollistëve me drejtuesit e klubit, Agim Hasani dhe Arbnor Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat