Trajneri i Dinamo Zagreb bën me krahë Milanin: Të gjithë e dimë që Olmo...

Futboll

Trajneri i Dinamo Zagreb bën me krahë Milanin: Të gjithë e dimë që Olmo...

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:11
Dani Olmo

Emri më i nxehtë në merkaton e Milanit aktualisht është padyshim Dani Olmo. “Magjistari i Ballkanit” po përflitet si blerja e madhe e kuqezinjve për këtë merkato, me drejtorin Boban që ndodhet në Kroaci për momentin.

Si për të shtuar akoma më shumë spekulimet për një kalim te Milan, Olmo nuk ishte sot i gatshëm në miqësoren që Dinamo Zagreb luajti me Lokomotivën e Zagrebit

Lidhur me këtë çështje ka folur së fundmi edhe trajneri i Dinamos, Nenad Bjelica, i cili pranon me gjysmë zëri të vërtetën. 

“Të gjithë e dimë që Olmo po përflitet për një transferim të mundshëm. Megjithatë, nuk e dimë se ku dhe kur ai do të largohet”, përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat