Edhe kjo ndodhë, Tanzania mposht Kosovën

Futboll

Edhe kjo ndodhë, Tanzania mposht Kosovën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:33
Edhe kjo ndodhë, Tanzania mposht Kosovën

 Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir.

Pas humbjes nga Turqia, djemtë e drejtuar nga Besnik Kollari kanë pësuar humbje nga Tanzania, me rezultat 4:2.

Ndeshjen e fundit në grup Kosova e zhvillon më 19 janar kundër Republikës së Irlandës, e cila sot pësoi humbje nga Turqia. 

Prandaj në futbollin e sotëm nuk ka favoritë, treguesi më i mirë është humbja e Kosovës nga Tanzania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat