Kombëtarja e Kosovës grumbullohet para nisjes në Gjeorgji 

Futboll

Kombëtarja e Kosovës grumbullohet para nisjes në Gjeorgji 

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:37
Kombëtarja e Kosovës grumbullohet para nisjes në Gjeorgji 

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili ka publikuar listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion në grumbullimin përgatitor për raundin e parë kualifikues për Euro 2022, i cili do të mbahet në Gjeorgji prej 29 janar deri më 2 shkurt.

Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

Paraprakisht Kombëtarja do të grumbullohet në hotel “Venus” prej 23 janar deri më 26 janar dhe do të përgatitet në sallën sportive “Dilloni Benz”. Në grumbullim janë të ftuar 19 lojtarë, derisa në Gjeorgji do të udhëtojnë 14 lojtarë. Nisja e ekipit do të bëhet më 28 janar.

Lista e lojtarëve
Alfred Prençi – FC Liburn
Vahid Krasniqi- FC Liburn
Arber Dobroshi – FC Liburn
Bajram Ramadani – FC Liburn
Nexhip Selimi – FC Liburn
Malush Qerimi – FC Liburn
Ramadan Alaj – FC Liburn
Oso Gjinovci – FC Prishtina 01
Getart Hyseni – FC Prishtina 01
Bardh Kelmendi – FC Prishtina 01
Jeton Rukovci – FC Mabetex Prishtina
Taulant Rusinovci- FC Mabetex Prishtina
Drilon Paçarizi – FC Mabetex Prishtina
Melos Kelmendi – FC Mabetex Prishtina
Mergim Dervishaj – FC Mabetex Prishtina
Fitim Krasniqi – FC Mabetex Prishtina
Dardan Topilla – FC Mabetex Prishtina
Drilon Maxharraj – FC Peja Futsal
Meriton Salihu – Futsal Club Minerva

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat