Inter ka kompletuar sot transferimin e Ashley Young.
Ashley Young i është bashkuar skuadrës së Inter, duke kaluar nga Manchester United. Zyrtarizimi u bë pak minuta më herët.
Tashmë janë mësuar edhe disa detaje të reja nga kontrata e anglezit me skuadrën që po lufton për titullin në Serie A.
Kartoni i Young i ka kushtuar Interit 1.5 milionë euro.
Lojtari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020, me mundësi vazhdimi.
Young ka luajtur më shumë se 250 ndeshje me skuadrën e Manchester United, pasi u transferua nga Aston Villa në vitin 2011.