Barcelona – Juventusi, gati për shkëmbimin e bujshëm

Futboll

Barcelona – Juventusi, gati për shkëmbimin e bujshëm

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Barcelona edhe Juventusi po planifikojnë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm brenda afatit kalimtar të janarit.

“La Republicca” shkruan se “Zonja” dëshiron dëshiron shkëmbimin Federico Bernardeschi – Ivan Rakitic. Fantazisti italian i bardhezinjve nuk është në planet e Sarrit dhe ka përfunduar në bankën e rezervistëve, në anën tjetër mesfushori kroat është kërkuar prej kohësh nga kampioni i Italisë, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët me Barcelonën.

Juventusi është gati për këtë shkëmbim, por nëse me Valverden, Rakitic ishte një lojtar bankine, ende nuk dihet sesi do të veprojë me të trajneri i ri, Quique Setien. Në rast se edhe Setien e sheh të panevojshëm nënkampionin e botës, atëherë nuk ka asnjë pengesë për këtë shkëmbim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat