Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Futboll

Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:09
Jurgen Klopp

Vendimi i Konfederatës Afrikane të Futbollit për të ndryshuar periudhën e zhvillimit të Kupës së Afrikës 2021 nga qershori në janar me arsyetimin e “kushteve të motit të pafavorshme” në Kamerun gjatë verës tashmë ka prishur planet e disa klubeve europiane. I pari që ka reaguar, madje me forcë, është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp:

“Ne duhet të mendojmë si një klub dhe të marrim vendime duke e ditur që për katër javë nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi te lojtarët afrikanë. Unë nuk mund ta respektoj më shumë Kupën e Afrikës, është një turne shumë interesant, por të luash në mes të sezonit është një problem i madh. Ndryshimi i zhvillimit të turneut nga qershori në janar është një katastrofë për Liverpoolin.”

Këtë deklaratë Klopp e dha në konferencën për shtyp para përplasjes kundër Manchester United ë fundjavë. Edicioni i vitit 2017 i Kupës së Afrikës u zhvilluar për herë të parë në verë, në Egjipt, ndërsa i vitit 2021, në Kamerun, do të luhet, përsëri në janar. Kjo do të thotë se Liverpooli do të humbasë në një pikë delikate të sezonit emra të tillë si Salah (Egjipt), Mané (Senegal) apo Keïta (Guinea)… Një goditje e madhe për “The Reds”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat