Foden: Puna me Guardiolan është kënaqësi

Futboll

Foden: Puna me Guardiolan është kënaqësi

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:27
Phil Foden

Phil Foden nuk ka kursyer lëvdatat për trajnerin e tij.

Pep Guardiola është padyshim një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, dhe sigurisht se puna me të është një privilegj për secilin futbollist.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe mesfushuri i Manchester City, Phil Foden, i cili nuk ka kursyer lëvdatat për trajnerin spanjoll.

Foden shprehet së është kënaqësi të punosh me Guardiolan, dhe cilëson trajnerin si një nga më të mëdhenjt.

“Sinqerisht, nuk mund të kërkosh për trajner më të mirë. Ai është shumë kërkues, edhe me mua që jam në moshë të re, ai kërkon shumë nga unë, kjo është çfarë dua” ka thënë Foden për ‘Sky’.

“Ai gjithmonë dëshiron që unë të shtjyë përpara. Ai të bën lojtar më të mirë, versioni më i mirë që mund të jesh. I jam falënderues për këtë” ka shtuar tutje anglezi.

“Nuk e di se si sheh aq shumë gjëra, pastaj me ndryshime të vogla bën dallime të mëdha. Kjo është pse ai është trajner i madh. Është kënaqësi të punoj me të çdo ditë. Detajet e vogla bëjnë diferencën e madhe”, ishin fjalët e Foden.

19 vjeçari Foden nuk ka minutat maksimale te City, pasi gjen vetën pas emrave si Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, David Silva e Ilkay Gundogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat