Sulmi ndaj Gattuso-s: Po dëmton pasurinë e klubit

Futboll

Sulmi ndaj Gattuso-s: Po dëmton pasurinë e klubit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 00:00
Gennaro Gattuso

Po shkakton shumë debat zgjedhja e Gennaro Gattuso-s për t'ia besuar portën e Napoli-t të tij David Ospina-s dhe jo Alex Meret. I pyetur në lidhje me këtët çështje nga Ra dio Kiss Kiss, ish-portieri i axurrëve, Gennaro Iezzo, nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajnerit.  

"Mes Ospina-s dhe Meret ka respekt reciprok. Në këtë moment, Gattuso ka zgjedhur kolumbianin, por duke bërë këtë ka ndalur rritjen e një prej portierëve të rinj më të fortë të Europës", ka thënë Iezzo.

"Nuk mund të hiqet nga porta një lojtar që po bën shumë mirë dhe që është një pasuri e klubit. Duhet t'i respektojmë zgjedhjet që bën, por unë do të aktivizoja Meret".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat