Legjenda e Arsenal “dëbon” shqiptarin, Arteta i tregon kushtin

Futboll

Legjenda e Arsenal “dëbon” shqiptarin, Arteta i tregon kushtin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 06:19
Mikel Arteta

Aventura e futbollistit gjerman me kombësi shqiptare te Arsenal, Shkodran Mustafi nuk është karakterizuar nga një performancë e mirë. Futbollisti i përfaqësueses së Gjermanisë nuk ka bindur aspak me “Topçinjtë”.

Aq sa për të detyruar legjendën e Arsenal, Ian Wright të këshillojë trajnerin aktual të “Topçinjve”, Mikel Arteta, që të heqë qafe gjermanin. Një apel, të cilit duket se spanjolli i është përgjigjur në orët e fundit me një deklaratë për mediat.

“E njoh që nga kohët e Everton dhe e di mirë se çfarë mund të japë. Do të varet nga ai, sikurse dhe për gjithë të tjerët. Futbollistët duhet të më dëshmojnë dëshirën e tyre, me qëllim që të kenë shanset për të qëndruar”, deklaroi trajneri Arteta mbi të ardhmen e Mustafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat