Pochettino negocion me gjigantët e Europës, vendos tre kushte

Futboll

Pochettino negocion me gjigantët e Europës, vendos tre kushte

Më: 18 janar 2020 Në ora: 07:41
Mauricio Pochettino

Mund të jetë akoma në Premier League e ardhmja e Mauricio Pochettino-s. Ish-trajneri i Tottenham duket se po zhvillon negociata me Manchester United për sezonin e ardhshëm. 

Ky lajm është dhënë nga talkSport, që ka analizuar edhe kushtet që duhet të plotësojë klubi për të siguruar shërbimet e trajnerit argjentinas. 

Pochettino, i cili nuk ka një menaxher, mësohet të ketë marrë një ndërmjetës për t'i bërë disa kërkesa të caktuara klubit anglez. Gjëja e parë që do Pochettino është prania e një drejtori sportiv të kualifikuar dhe që të jetë brenda çështjeve të futbollit. 

Gjëja e dytë, akoma më e rëndësishme, është largimi i drejtorit aktual ekzekutiv, Ed Woodward, nga zgjedhjet në merkato. Në fund, liri të plotë për të zgjedhur cilët do të jenë lojtarët e ekipit të parë dhe menaxhimin e fondeve të merkatos.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat