Dy blerjet e reja në formacion, ja si pritet të luajë Milani këtë fundjavë!

Futboll

Dy blerjet e reja në formacion, ja si pritet të luajë Milani këtë fundjavë!

Më: 18 janar 2020 Në ora: 08:24
Milani

 

Milan vijon me përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Udineses në shtëpi, që do të luhet të dielën në orën 12:30. Kuqezinjtë kanë përfunduar stërvitjen e sotme, ku ka pasur jo pak të reja. Gigio Donnarumma po provon të rikuperohet, megjithëse duket e vështirë për të që të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Në vend të tij, pritet që të debutojë me Milanin Asmir Begovic. Boshnjaku u afrua këtë merkato nga Bournemouth në formë huazimi. Gjithashtu, Musachio dhe Calabria janë stërvitur të diferencuar dhe pritet që të mungojnë në ndeshjen e radhës. Kështu, edhe blerja tjetër e fundit, Simon Kjaer do të jetë titullar, së bashku me Romagnolin në qendër. Nga krahët Conti dhe Theo.

Në mesfushë nuk mendohet të ketë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit, ku Castillejo e Calhanoglu luajtën nga krahët, ndërsa Kessie e Bennacer në qendër. Sulmi sigurisht që nuk ndryshon, me Ibrahimovic dhe Leao që do të luajnë së bashku.

MILAN (4-4-2): Begovic; Conti, Romagnoli, Kjaer, Theo; Castillejo, Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Leao, Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat