Ballkani sot zhvillon miqësoren e parë ndaj kësaj skuadre

Futboll

Ballkani sot zhvillon miqësoren e parë ndaj kësaj skuadre

Më: 18 janar 2020 Në ora: 09:49
Ballkani

Ballkani është duke vazhduar fazën përgatitore në Turqi.

Skuadra nga Theranda sot do ta luaj edhe miqësoren e parë në token turke.

“Tractor Sport Club” nga Irani do të jetë kundërshtari i parë për djelmoshat e Ismet Munishit që do të sfidohen nga këtë të shtune me fillim nga ora 16:00 në Lara të Antalias në Turqi.

Përzgjedhja e këtij kundërshtari për kampionët e dimrit është bërë në mënyrë tejet interesante, pasi që klubi i Tractor-it vije nga Persia e largët, ndërkohë që në përshkrimin zyrtar të ndeshjes në faqen e Ballkanit thuhet se aty edhe mbreti Leonidas është gjunjëzuar me të famshmit “300”.

“Si do të jetë epilogu tani pas disa shekuj do të na dëshmojnë në fushen e blertë qunat tanë të udhëhequr nga Kapiteni Visar Berisha”, thuhet në faqen zyrtar të FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat