Tërmet në Itali, Roma padi gjyqësore Interit për dështimin e Spinazzola-Politanos (Detajet)

Futboll

Tërmet në Itali, Roma padi gjyqësore Interit për dështimin e Spinazzola-Politanos (Detajet)

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:36
Spinazzola-Politano

Rasti i dështimit të marrëveshjes ndërmjet Leonardo Spinazzolas dhe Matteo Politanos ka bërë që Roma dhe Interi të futen në një luftë të fortë mes tyre. Ekipi kryeqytetas po mendon të padisë Interin, pasi drejtuesit e tyre ndryshuan termat e marrëveshjes në minutat e fundit. 

Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport shkruajnë se Roma po përgatit veprime juridike kundër kryesuesve të Serie A.

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio propozoi idenë e huazimit me të drejtë blerjeje fillimisht, më pas klubet vendosën që të kishte detyrim blerjeje në rast se luanin 15 ndeshje. 

Interi më pas shkoi dhe më tej duke konsideruar të tilla vetëm nëse luanin 45 minuta në fushë. Një lëvizje e tillë nuk u pranua nga drejtuesit e Romës dhe gjithçka dështoi.

Marrëdhëniet mes klubeve nuk kanë qenë asnjëherë të mira, ndërsa tani duket se janë shkatërruar krejtësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat