Inter-Tottenham, vazhdon “telenovela” për Eriksen

Futboll

Inter-Tottenham, vazhdon “telenovela” për Eriksen

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:01
Christian Eriksen

Christian Eriksen dhe Interi, një histori serioze. Gjithnjë e më serioze. Bisedimet vazhdojnë, edhe nëse Tottenham nuk do ta konsideronte të kënaqshme ofertën zikaltër prej 15 milionë eurosh.

Kërkesa është gjithnjë 20 milionë, por loja tani luhet në pjesën e bonuseve. Megjithatë, bisedimet ballë për ballë mes dy klubeve mbartin shumë të panjohura.

Daniel Levy, presidenti i Tottenham, është një njeri i ashpër, shumë i aftë për t’ia dalë mbanë, madje edhe në situatat më të vështira.

José Mourinho, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, në prag të ndeshjes së kampionatit me Watford, tha: “Unë jam i mahnitur me optimizmin e menaxherëve të Interit, kur ata ende nuk kanë paraqitur një ofertë". Megjithatë, optimizmi interist bazohet në vlerësimin reciprok midis lojtarit dhe Conte. Një vlerësim, i cili është rritur javët e fundit, me danezin që ka bërë zgjedhjen e tij, atë të veshjes së fanellës zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat