Plagosja me armë e ish-sulmuesit të Juves lidhet me skandalin e basteve

Futboll

Plagosja me armë e ish-sulmuesit të Juves lidhet me skandalin e basteve

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:12
Darko Kovacevic

Historia e Kovacevic fillon të marrë konotacione filmike. Ish-sulmuesi i Juventusit ishte, siç dihet, viktimë e një sulmi me armë. I goditur nga një plumb, jashtë shtëpisë së tij në Greqi, ai u plagos. Burimi i këtij sulmi, sipas gazetës serbe “Telegraf”, duket është është ish-partneri në fushën e blertë, Raul Bravo. Kovacevic dhe Raul Bravo luajtën së bashku te Olympiacos vite më parë, me këtë të fundit që u përshi edhe në skandalin e basteve, që goditi vendin helen mes viteve 2016 dhe 2018. Sipas autoriteteve greke nuk ka asnjë lidhje midis dy krimeve, por mediat, me “Telegraf” në radhë të parë, janë të sigurta për këtë.

Vrasja e mbetur në tentativë, ose paralajmërimi kundër Kovacevic, ka qenë punë profesionistësh. Siç raportohet nga “Telegraf”, makina e vjedhur në Selanik në tetor, me targa që i përkisnin një automjeti tjetër, u gjet 700 metra larg vilës së ish-sulmuesit të Juventusit, së bashku me armën e përdorur. Kovacecic, i cili dëshmoi dy herë në policinë greke, zbuloi se kurrë nuk ishte shantazhuar. Nuk u përmend as emri i Raul Bravo, me të cilin luajti midis viteve 2007 dhe 2009, apo në vitet e fundit të karrierës së tij me Olympiacos. 

Të dy thuhet se kanë pasur raporte të shkëlqyera gjatë epokës së tyre kuqezi. Sipas “Telegraf”, Kovacevic mund të ketë qenë i informuar për detaje që lidhen me kaosin e basteve. Hetimi për të sulmin me armë është duke u zhvilluar aktualisht, me dyshimin që ka të bëjë me plumbin. Ai nuk është gjetur dhe kjo i ka shtuar dilemat e policisë, që mendon se nuk ishte qëllim vrasja, por frikësimi i 46-vjeçarit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat