Vajza futbolliste e lojtarit të njohur të Prishtinës dhe Trepçës në vitet e 80-ta

Futboll

Vajza futbolliste e lojtarit të njohur të Prishtinës dhe Trepçës në vitet e 80-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:50
Vajza futbolliste e lojtarit të njohur të Prishtinës e Trepçës në vitet e 80-ta

Ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist!

Është Fjala për Nazmi Ramën, ish mbrojtës i dëshmuar, që kishte luajtur për Remontin e Mitrovicës, Trepçë, Borc të Banjallukës, Novi Pazar, Prishtinë, Çelik të Zenicës dhe në Bashkim të Kumanovës. 

Rama ka qenë një prej lojtarëve më luftarak dhe që ka luajtur më shumë në ish ligën e dytë jugosllave! 

Image

Tani vajza e tij, Arta, luan me sukses për nënkampionen e Kosovës, Feronikelin nga Drenasi.

Arta luan në pozitën e mesfushores dhe aktualisht me Feronikelin janë në vendin e dytë, me 28 pikë sa ka edhe kampionia Mitrovica në krye të renditjes. 

Image

Nazmi Rama dhe Arta

Arta ndihet e lumtur për karrierën e babait të saj, që një kohë pas luftës ka qenë edhe trajner në disa skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat