Vëllezërit shqiptar nga Kosova, kur ishin yje te Partizani i Beogradit

Futboll

Vëllezërit shqiptar nga Kosova, kur ishin yje te Partizani i Beogradit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:29
Vëllezërit shqiptar nga Kosova, kur ishin yjet e Partizanit të Beogradit, ja ku jetojnë

Dy emra të futbollit, vëllezërit Prekazi, Luani e Xhevati! 

Të dytë luajtën për Partizanin e Beogradit.

Luani nga Trepça shtegtoi në Partizan pikërisht në vitin 1967 dhe vazhdoi deri në vitin 1970. 

Image

Luani

Xhevati e nisi me Remontin e Mitrovicës dhe kaloi në Partizan nga viti 1976 e deri në vitin 1983.

Si njëri dhe si tjetri ishin yje në Partizan të Beogradit, jo vetëm aty por edhe në ish Jugosllavi. 

Luani në kohën e okupimit kontribuoi shumë për sportin e Republikës së Kosovës, po ashtu edhe në periudhën e pas luftës.

Image

Xhevati

Ndërsa Xhevati pas përfundimit të karrierës si futbollist, zgjodhi rrugën që të jetoi e veproi në Beograd. Ai një kohë kishte luajtur edhe për Galatasarayn.   Luani jeton në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat