Rrahja në kombëtare

Futboll

Rrahja në kombëtare

Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:07
Rrahja në kombëtare

Joe Gomez ishte pyetur nga federata angleze, nëse donte ta raportonte bashkëlojtarin e tij Rahem Sterling në polici. Kjo kishte ndodhur pas përplasjes në kampin stërvitor “St Georges Park”, nëntorin e kaluar.

Gomez kishte pësuar një gërvishje poshtë syrit të djathtë, pas përplasjes me sulmuesin e Manchester City-it.

Ngjarja kishte ndodhur pas fitores së Liverpoolit 3-1 ndaj Manchester City-it në Premier Ligë.

Gomez kishte refuzuar përfshirjen e policisë në rast dhe kishte pranuar kërkimfaljen e bashkëlojtarit brenda pak orësh.  Pas incidentit, Sterling nuk ishte ftuar në ndeshjen që Anglia kishte luajtur ndaj Malit të Zi në Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat