Simeone: Në kohën e Pippos nuk kishte VAR

Futboll

Simeone: Në kohën e Pippos nuk kishte VAR

Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:34
Simeone: Në kohën e Pippos nuk kishte VAR

Trajneri i Atleticos së Madridit, Diego Simeone e ka pranuar haptazi se është tifoz me Interin, fanellën e të cilit e ka veshur edhe kur ishte futbollist, ndërsa dje në konferencë për shtyp ka “shënjestruar” me një batutë rivalët e zikaltërve, Juventusin.

Duke folur për sulmuesin Alvaro Morata, Simeone tha se spanjolli ka cilësi të ngjashme me Inzaghin dhe preferon të luajë në limitet e pozicionit jashtë loje, por theksoi se Super Pippo luante me Juven dhe në atë kohë nuk kishte VAR.

“Morata ka cilësi ta caktuara dhe preferon të luajë në limitet e pozicionit jashtë loje.

Më ngjan shumë me Inzaghin, nëse e kujtoni se si luante. Megjithatë në kohën e Pippos nuk kishte VAR dhe ai luante me Juventusin, ndaj thuajse gjithmonë e linin të avancojë e të shënojë”, deklaroi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat