Leroy Sane largohet nga Beckham për shqiptarin

Futboll

Leroy Sane largohet nga Beckham për shqiptarin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:13
Leroy Sane

Sulmuesi i Manchester City, Leroy Sane nuk përfaqësohet më nga David Beckham, pasi ka vendosur të kalojë te kompania LIAN Sports, e cila është themeluar nga super agjenti Fali Ramadani, njofton portali prestigjioz gjerman Sport1.

Çka ndryshon tani? Rishfaqet në pistë transferimi te Bayerni i Munihut, falë marrëdhënieve të mira të shqiptarit me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë. Drejtori sportiv i Bayernit të Munihut, Hasan Salihamixhiq është i informuar me ndryshimin dhe duket se asgjë nuk ndryshon në lidhje me dëshirën e Sanes për tu bashkuar me skuadrën e Bundesligës, njofton Bild.

Reprezentuesit 24 vjeçar i Gjermanisë duket se ka dhënë një premtim për t’u bashkuar me Bayernin e Munihut, teksa duket se City është i dorëzuar për largimin e yllit gjerman teksa trajneri Pep Guardiola jo shumë kohë më parë deklaroi se e ardhmja e Leroy Sane nuk është më në duart e tij.

Duket se kjo situatë është shfrytëzuar nga super agjenti shqiptar, Fali Ramadani që ka fituar teritor dhe ka bërë të agjent të tij një lojtar me shumë vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat