Sane ndërron agjentin, lë Beckhamin për Fali Ramadanin

Futboll

Sane ndërron agjentin, lë Beckhamin për Fali Ramadanin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:59
Sane

Sulmuesi i Manchester City, Leroy Sané, nuk përfaqësohet më nga David Beckham dhe ai tani është nën përkujdesjen e ‘LIAN Sports’, që është themeluar nga super agjenti shqiptar, Fali Ramadani, bën të ditur gazetari Florian Plettenberg i Sport1.

Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidžić, është informuar për këtë ndryshim, edhe pse asgjë s’ka ndryshuar sa i përket të ardhmes së Sane që e do transferimin te klubi i Bundesligës.

24-vjeçari insiston t’i bashkohet Bayernit, derisa Pep Guardiola ka zbuluar se e ardhmja e Sane është në duar të klubit dhe vet futbollistit. /Gazeta Express/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat