Tuchel: Neymar është lideri për të cilin PSG ka shpresuar

Futboll

Tuchel: Neymar është lideri për të cilin PSG ka shpresuar

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:48
Neymar

Neymar JR, lojtari që gjatë verës merrte vëmendjen më të madhe, duket se ka gjetur përsëri rehatinë në kryeqytetin francez.

Braziliani po prinë skuadrën e tij drejt triumfeve në Ligue 1, dhe trajneri i tij Tuchel thotë se ai është lideri për të cilin PSG ka shpresuar.

“Për Neymar, ka shumë fjalë të cilat mund ta përshkruajnë. Por, gjëja më e mirë është të shikosh ndeshjen. Ai është vendimtar për ne, mbulon hapësirat, mbrohet” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Ai është një lider për të cilin kemi shpresuar dhe është kohë e mirë pë të. Sfida është që të vazhdojmë, të mbajmë ritmin e njëjtë, si dhe të punojmë me këtë mendësi. Është mirë, por është vetëm fillimi. Jemi akoma në janar” ka thënë trajneri gjerman.

Neymar me gjasë nuk do të shikojë më për një rikthim të mundshëm te Barcelona, pasi tifozët sikur e kanë falur për dramën e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat