Strakosha me Lazion shembin Sampdorinë 

Futboll

Strakosha me Lazion shembin Sampdorinë 

Nga: K. G. Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:48
Strakosha me Lazion shembin Sampdorinë 

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, me ekipin e Lazios shemben me gola Sampdorinë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 5:1 në takimin e javës së 20-të të Serie A në futboll. 

Strakosha si gjithnjë titullar, ishte në nivelin e detyrës. 

Për Lazion shënuan Caicedo (7'), Immobile (17'-nga penalltia, 20', 65'-nga penalltia), Bastos (54') dhe për Sampdorinë Linetty (70').

Lazio ruan hapin për kreun e tabelës, renditet në pozitën e tretë me 45 pikë, kurse Sampdoria është në vend të 16-të me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat