Rashica bëri mrekulli, heshti stadiumin në Dyseldorf

Futboll

Rashica bëri mrekulli, heshti stadiumin në Dyseldorf

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:06
Ky është Rashica,  ja çfarë bën në Dyseldorf

Werderi importon tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me 1:0 Fortunën nga Dyseldorfi, në takimin e javës së 18-të në Bundesliga I.  

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, fantastik në Dyseldorf.

Futbollisti shqiptar për mrekulli asistoi deri te Niklas Moisander i cili shënon për fittone e Werderit pikërisht në minutën e 67-të.

Rashica nga gjuajtja e lirë jashtë 16-shit, në pozitën anash, harkoi për mrekulli dhe Moisander me kokë shënon.

Werderi mban vendin e 16-të me 17 pikë dhe Fortuna mbetet dy pozita më poshtë me dy pikë me pak. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi me Freiburgun ngadhënjejnë me rezultat 2:1 ndaj vendasve të Mainzit. Kwon Chang-Hoon (28') e Petersen (41') shënuan për Freiburgun dhe Mateta (82’) për Mainzin.

Abrashi luajti titullar por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të.  Freiburg është në pozitën e gjashtë me 29 pikë, ndërsa Mainz renditet i 15-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat