Dortmund përmbys Augsburgun, në sfidën e çmendur me 8 gola

Futboll

Dortmund përmbys Augsburgun, në sfidën e çmendur me 8 gola

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:24
Dortmund përmbys Augsburgun, në sfidë e çmendur me 8 gola

Përballja Augsburg-Dortmund, do të mbetet në kujtesë të tifozëve për një kohë të gjatë si për nga rivaliteti dhe përmbysja në rezultat. Dormundi fiton në udhëtim me 5:3 kundër Augsburgut, në takimin e javës së 18-të në Bundesliga I.  

Ausgburgu ishte në epërsi me 3:1 deri në minutën e 59-të, kur verdhezinjtë u këndellen dhe e përmbysën rezultatin e vendasve.

Dortmundi triumfon në një përballje të çmendur e me 8 gola të shënuar. Duhet veçuar futbollistin Richter te Augsburg kur shënon eurogol nga rreth 25 metra dhe për 2:0 në minutën e 46-të. Lojtar i ndeshjes është Erling Braut Haaland që realizoi het-trik për Dortmundin.

Për Augsburgun shënuan Niederlechner (34' e 55'), Richter (46') dhe për Dortmundin Brandt (49'), Haaland (59', 70’ e 79’), Sancho (61'). Dortmundi është në vend të katërt me 33 pikë dhe ka dhjetë më shumë se Augsburg në pozitën e dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat