Reali fiton derbin spanjoll

Futboll

Reali fiton derbin spanjoll

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:52
Reali fiton derbin spanjoll

Skuadra e Real Madridit fiton derbin spanjoll, duke e mundur me rezultat 2:1 Sevillën, në ballafaqimin e javës së 20-të.

Një ndeshje shumë e mirë dhe me tre gola. Periudha e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan tri gola, së pari avancuan vendasit me golin e Casemiros në minutën e 57-të. Sevilla barazon fal golit të de Jong, që shënoi nga 16 metra në minutën e 64-të.

Pas pesë minutave (69') braziliani Casemiro në formë, godet me kokë nga afërsia duke lënë të shtangur mysafirë, 2:1.

Reali prinë me 43 pikë por ka një ndeshje e tri pikë më shumë se Barcelona dhe Sevilla renditet në vend të katërt me 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat