Man Utd tallet me tifozët – gati të heqin dorë nga Fernandes

Futboll

Man Utd tallet me tifozët – gati të heqin dorë nga Fernandes

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:59
Bruno Fernandes

Manchester United duket sikur po tallet me tifozët e skuadrës.

Me të nisur merkatoja e janarit, ‘Djajtë e kuq’ lidheshin me transferimin e mundshëm të portugezit Bruno Fernandes, i cili pëlqehet shumë nga tifozët e Man United.

Gjatë kësaj jave thuhej se marrëveshja me lojtarin është arritur, por duket se sot kanë ndryshuar gjërat.

‘ESPN’ raporton se United po përgatiten të heqin dorë nga portugezi, për shkak të kërkesave të mëdha të Sporting Lisbonës.

Sporting po kërkojnë jo më pak se 80 milionë euro për kartonin e lojtarit. Dhe, nëse skuadra portugeze nuk zbret kërkesat, United do të heq dorë.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojnë negociatat për transferimin e Bruno Fernandes. Tifozët e duan në ‘Old Trafford’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat