Sane ndërron agjentin, por akoma dëshiron kalimin te Bayern

Futboll

Sane ndërron agjentin, por akoma dëshiron kalimin te Bayern

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:07
Leroy Sane

Leroy Sane ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ai ka ndërruar agjentin e tij.

Ylli gjerman, i cili luan me Man City, Sane, tashmë do të përfaqësohet nga agjencia LIAN Sports.

Sane ka gjetur një agjent të ri i cili do ta ndihmojë të organizojë kalimin te Bayern Munich, në fund të sezonit, bëjnë të ditur ‘Sport1’ dhe ‘Sport Bild’.

Gjiganti gjerman tentoi të nënshkruante me anësorin e Manchester City gjatë verës dhe kanë hedhur poshtë mundësinë për transferimin në janar, për shkak të problemeve që Sane ka me ligamentet.

Por, Sane ka bërë hapat e tij. Ai ka ndarë rrugët me agjencinë DB Ventures Limited, duke kaluar në LIAN Sports, që gjithashtu kanë nën kontroll mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Bayern janë në dijeni për këtë lëvizje dhe tashmë e kanë top target lojtarin, për merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat