Eksperti i gjyqtarëve, Andujar Oliver: Goli i De Jong ishte i rregullt, VAR-i e anulojë gabimisht

Futboll

Eksperti i gjyqtarëve, Andujar Oliver: Goli i De Jong ishte i rregullt, VAR-i e anulojë gabimisht

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:51
Foto

Juan Andujar Oliver, ekspert i gjyqtarëve në garën spanjolle Marca, beson se goli i Luuk de Jong kundër Real Madridit u anulua gabimisht.

Sevilla mendoi se ata do të merrnin epërsinë kur sulmuesi holandez shënoi gol të bukur me kokë.

Por, ky gol i de Jong u anulua pas një rishikimi të stërzgjatur të teknologjisë VAR.

Gjyqtari Juan Martinez Munuera vendosi që Nemanja Gudelj të ketë bllokuar me faull rrugën e Eder Militao dhe anuloi golin.

Megjithatë, kështu nuk mendon edhe eksperti i gjykimit, Andujar Oliver, i cili pas ndeshjes tha se goli u anulua gabimisht.

Momenti i kontestuar i anulimit të golit nga VAR-i

“Nuk mendoj se ka ndonjë faull nga Gudelj në Militaon” ka thënë fillimisht Andujar Oliver.

“Lojtari i Sevillas e ka shpinën e tij të kthyer dhe nuk lëviz, nuk ka bllok”.

“Është qendërmbrojtësi i Real Madridit që fillon kontaktin me trupin e Gudelj, por pasi gjyqtari shkoi në monitor, ishte e qartë se ai do të anulonte atë”, përfundoi eksperti i gjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat