Sarri flet për raportin mes Ronaldos dhe Dybala

Futboll

Sarri flet për raportin mes Ronaldos dhe Dybala

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:54
Ronaldo dhe Dybala

Maurizio Sarri ka thënë disa fjalë për raportin mes dy yjeve të Juventus, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.

Shpeshherë ka pasur zëra se Ronaldo dhe Dybala nuk mund të luajnë krahë njëri tjetrit, por kjo gjë duket sikur nuk qëndron.

Të paktën kështu është shprehur Maurizio Sarri, i cili ka thënë se fjalët që thonë se Ronaldo dhe Dybala nuk mund të luajnë bashkë janë një mit.

“Me Dybala dhe Ronaldo ne kemi më pak lojtarë në mesfushë, por së fundmi, me ata të dy ne kemi krijuar shumë dhe kemi shënuar” ka thënë Sarri.

“Konsideroj një mit atë se të dy nuk mund të luajnë së bashku. Cristiano po shënon gjithashtu dhe nuk shoh ndonjë problem” ka shtuar tutje trajneri.

Dybala e ka mbyllur me një formë shumë të lartë vitin kalendarik 2019, kurse Ronaldo është futur me shumë vrull në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat