Reagimi i Lopeteguit për golin e anuluar: Nuk po arrij ta kuptoj, është një gabim i madh

Futboll

Reagimi i Lopeteguit për golin e anuluar: Nuk po arrij ta kuptoj, është një gabim i madh

Më: 18 janar 2020 Në ora: 22:16
Julen Lopetegui

Julen Lopetegui ka reaguar ndaj vendimit për ta anuluar golin e Luuk de Jong, në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Sevillas.

Los Blancos e fituan sfidën në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1, mirëpo andaluzianëve iu anulua një gol nga gjyqtari Juan Martinez Munuera pas konsultimit me VAR-in, duke qenë se Nemanja Gudelj kishte ndërhyrë në Eder Militaon para se të shënonte De Jong.

“Merituam diçka më shumë se humbja. Patëm një gjysmë të parë të mirë, shënuam një gol të drejtë, nuk e di pse e anuluan, nuk po arrij ta kuptoj”.

“Gjysmën e dytë nuk e filluam mirë me top. Pastaj rrezikuam, shënuam dhe ata më pas e rikthyen epërsinë”.

“Vërtet nuk e kuptoj, le të më ndihmojë dikush ta kuptoj, pse u anulua goli. Mendoj se është një gabim i madh”, ka deklaruar ish-trajneri i Realit pas ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat