Hearts shton tentimet për nënshkrimin e Avidjaj

Futboll

Hearts shton tentimet për nënshkrimin e Avidjaj

Më: 18 janar 2020 Në ora: 22:39
Donis Avdijaj

Skuadra skoceze, Hearts, është duke rritur insistimin për shërbimet e Donis Avdijaj.

Ylli kosovar dje ka mbetur pa skuadër, pasi gjiganti turk, Trabzonspor, i ka shkëputur kontratën.

‘Dailly Record’ bën të ditur se Hearts është në ‘pole position’ për të afruar lojtarin kosovar në Tynecastle.

Meqë 23 vjeçari është pa kontratë, ai mund t’i bashkohet skuadrës skoceze qysh tani dhe nuk ka nevojë të pres deri në afatin kalimtar veror.

Aktivizimi me Hearts mund t’i ndihmojë Avdijajt që të rifitojë ftesën e Bernard Challandes, e cila i mungon tash e sa kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat