Napoli nuk gjen rrugën, Fiorentina i merr tri pikë në ‘San Paolo’

Futboll

Napoli nuk gjen rrugën, Fiorentina i merr tri pikë në ‘San Paolo’

Më: 18 janar 2020 Në ora: 22:50
Foto nga ndeshja

Napoli nuk po arrin të gjej rrugën e fitoreve.

Napolitanët janë mposhtur edhe në xhiron e 20-të, në përballjen me Fiorentina. Viola shënoi fitore 0:2.

Golin e parë në këtë takim e shënoi ylli në rritje nga Italia, Federico Chiesa, kur po luhej minuta e 26’ e takimit.

Dusan Vlahovic ishte lojtari që vulosi rezultatin final të këtij takimi, duke i siguruar kështu tri pikët skuadrës Viola.

Me këtë fitore, Fiorentina barazon pikët me Napoli. Të dy skuadrat tashmë numërojnë nga 24 pikë. Napoli mban pozitën 11 kurse Fiorentina pozitën 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat