Gara për ‘Këpucën e Artë’ – nuk shihen Messi e Ronaldo

Futboll

Gara për ‘Këpucën e Artë’ – nuk shihen Messi e Ronaldo

Më: 19 janar 2020 Në ora: 00:15
Messi

Gara për ‘Këpucën e Artë’ po del të jetë shumë interesante këtë vit.

Top pesë ligat evropiane kanë dhuruar spektakël, e në këtë spektakël vëmendje kanë marrë lojtarë si Timo Werner, Ciro Immobile e Lewandowski.

Treshja prijnë listën e kandidatëve për ‘Këpucën e Artë’, me më së shumti gola të shënuara deri në këtë pikë të sezonit.

Mirë qëndrojnë edhe dyshja e Premierligës, Sergio Aguero e Jamie Vardy, të cilët mbyllin top pesën.

Më poshtë ua përcjell renditjen e pesë lojtarëve me më së shumti gola këtë edicion. Çuditërisht, këtë edicion mungojnë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo – së paku deri tani.

Ciro Immobile : 23 gola
Timo Werner: 20 gola
Robert Lewandowski: 19 gola
Jamie Vardy: 17 gola
Sergio Aguero: 15 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat